Rreth Kompanisë

Fillimi i biznesit daton nga muaji Maj 1994 dhe jemi regjistruar si biznes per pjese rezerve per kamiona dhe autobusa e specializuar per Mercedes-Benz dhe MAN. Perkushtimi, profesionalizmi dhe serioziteti na udhezuan drejt suksesit per vite te tera dhe vazhdon te jete moto e pamohueshme e jona.

Gjatë rrugëtimit të firmës sonë arritëm marrëveshje me prodhues të pjesëve me renome botërore ku kemi arritur edhe kontrata për distribuime ekskluzive ku kemi zgjëruar shërbimet tona edhe në shitje me shumicë te produkteve te importuara.

Me gjithë përgjegjësin dhe seriozitetin si një kompani prestigjioze në sektorin e pjesëve për makineri të rëndë, kemi obligim t'ju ofrojmë zgjedhje, shërbim dhe efikasitet të duhur dhe të jemi përherë në shërbimin e juaj. Kemi arritur të realizojmë edhe një hapë prestigjioz dhe të jemi pjesë e GROUPAUTO Adria pjese e koncernit te Groupauto International e që ishim kompani e parë e pranuar në anëtarësim në një grupacion ndërkomëtarë nga Kosova! Duke pasur parasysh nevojat e konsumatorëve jemi duke u munduar që t'i shërbejmë me pjesë të cilat garantojnë jetëgjatësi makinerisë sipas standardeve Evropiane dhe që në mënyrë indirekte jemi përkrahës në suksesin dhe zhvillimin e ekonomise vendore, gjithmonë me këtë vetëdije vazhdojmë drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Me perkrahjen dhe inkurajimin nga prodhuesi Gjerman Addinol Lube Oil GmbH ne vitin 2012 e zgjeruam aktivitetin edhe themeluam BURAK GRUP D.O.O. ne Maqedoni Veriore. Me moton te jemi te fokusuar në zgjidhje dhe në mundësi, pas kohërave të vështira të pandemisë botërore e zgjeruam gamen e ofertës edhe në një sektor plotesisht të ri për ne. Ne vitin 2020 filluam me shitjen e motorave, skuterave dhe motorrave 4 rroteshe ATV si njësi e specializuar BURAK Motors. Perkushtimi ynë dhe besimi i treguar nga klijentët na dhanë mundësin e zhvillimit të hovshëm e ku arritëm marrëveshje me brende me renome si SYM , PEUGEOT Motocycles, TGB, GOES. Gjithashtu një hap madhor ishte edhe arritja e marreveshjes për shitje dhe distribucion të kamionave dhe autobusave të prodhuesit BMC nga Turqia. Suksesi i treguar në këtë sektor të motocikletave na paraprijë edhe në një hap në zhvillim regjional ku në vitin 2022 themeluam BURAK Albania SHPK si distributor i firmes CFMoto për Shqipëri!

Dhe tani më kompania BURAK është aktive në Kosovë, Maqedoni Veriore dhe Shqipëri. Këtë vit festojmë 30 vjetorin me plot mburje dhe emocion e me motivim të plotë për vazhdim të rrugëtimit tonë me ekipin tonë të përkushtuar për të ofruar shërbime dhe prosperitet ndaj bashkëpuntorëve tanë që ishin përkrahës në rrugëtimin tonë kualitativ.

Misioni

Duke i përcjellur trendet e zhvillimit dhe avancimit global jemi të fokusuar të ofrojmë po të njejta shërbime e zgjidhje dhe të vazhdojmë rrugëtimin tone si lider në avancimin e standardeve dhe trendeve zhvillimore.

Në këtë mision:
• Ndiejmë respekt ndaj kohës dhe kërkesave të juaja.
• Duke patur parasysh nevojat e juaja ofrojmë zgjidhje efikase.
• Përmbushim përgjegjësitë tona për te mbrojtur vlerat njerëzore dhe mjedisore.

Vizioni

Që nga fillimi i funksionimit të firmës sonë jemi të përkushtuar për zhvillim dhe me një vizion të kjartë të ecim drejt ardhmërisë premtuese.

Burak SH.P.K.
NUI : 810200551
NB : 71352935
NF : 601735840

1994

Themelimi i kompanise

1995

Inkuadrimi percjelljes kompjuterike dhe softuerit te pare te llojit te tille per lemine automotive!

1996

Eksport i pjeseve rezerve i realizuar drejt Turqise.

2001

Importi i pare nga Gjermania.

2002

Shitja me shumice

2009

Hapja e depos dhe rritja e hapesirave punuesene kapacitet 1200 m2.

2012

Themelimi i Burak Group ne Maqedoni.

2015

Anetaresimi ne Groupauto Adria

2017

Pika e re ne Prishtine.

2019

25 vjetori kompanise.

2020

Ambiente te reja dhe ngritja e kapaciteteve në Prishtine me 600m2.

2020

Njësia e re BURAK MOTORS, shitja e motocikletave.

2021

Marreveshja per distribim te BMC kamionave per Kosove.

2022

Themelimi i kompanise Burak Albania.

2023

Marreveshja me Peugeot Motorcycle ne kuader te Burak Motors.

2024

30 vjetori kompanise.